Ministrja Tahiri thotë se ka ardhur koha të ndryshohet formati i dialogut

Aktuale

Ministrja Tahiri thotë se ka ardhur koha të ndryshohet formati i dialogut

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 22:42
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se ka ardhur koha të shikohet mundësia e ndryshimit të formatit të dialogut me Serbinë.

Ajo ka deklaruar se faza në vazhdim e këtij procesi duhet të jetë përmbyllës.

Në intervistën për Epokën e Re, Tahiri ka mbrojtur procesin e dialogut të Brukselit, duke thënë se ai ka sjellë shumë të mira Kosovës.

Sipas saj, ky proces ka kontribuar dukshëm në realizimin e objektivave strategjike të Qeverisë për forcimin e shtetit brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja Tahiri ka folur edhe për ndërtimin e murit ilegal në veri. Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke punuar intensivisht për largimin me kujdes të këtij muri.

“Ju sigurojmë se nuk do të ketë mur dhe se procesi i revitalizimit të urës së Ibrit dhe rruga për këmbësorë në formën e shëtitores do të jetë plotësisht sipas marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat