Tridhjetegjashtë policët e arrestuar sot dalin para gjykatës

Aktuale

Tridhjetegjashtë policët e arrestuar sot dalin para gjykatës

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 10:23
Ilustrim

Tridhjetegjashtë policët e arrestuar një ditë më parë të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar, avokati i njërit prek të dyshuarve Musa Damati.

Ai ka thënë se brenda pak minutash do të fillojë seanca dëgjimore në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit të 36 oficerëve të policisë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

AI ka paralajmëruar se seanca do të jetë maratonike.

Të arrestuarit janë sjellë në Gjykatën Themelore nën masa të larta sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat