QKMF-ja në Viti pranon një donacion nga LMT- KFOR Regjimenti i Jugut

Aktuale

QKMF-ja në Viti pranon një donacion nga LMT- KFOR Regjimenti i Jugut

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 14:10
Foto nga vendi ngjarjes

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, konkretisht shërbimi emergjent ka pranuar sot një donacion nga LMT- KFOR Regjimenti i Jugut. Në kuadër të këtij donacioni ndër tjerash janë dorëzuar disa pajisje të cilat do të ju shërbejnë pacientëve të shërbimit emergjent në Viti, si një EKG, defibrilator dhe inhalator.

Dorëzimin e këtij donacioni e kanë bërë vetë ushtarët e KFOR-it Amerikan, Turk dhe Polak në krye me Komandantin e Regjimentit Jugor, Mustafa Ihsan Tavazar kurse në ceremoninë e pranimit të tyre pos Kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu ishin të pranishëm edhe mjekë vitias.

Ky donacion ka ardhur pas një bashkëpunimi në mes QKMF-së dhe KFOR-it kurse pritet qe bashkepunimi të vazhdoj edhe në të ardhmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat