Krasniqi: Ka pasur frikë tek qytetarët e Drenasit

Aktuale

Krasniqi: Ka pasur frikë tek qytetarët e Drenasit

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 20:31
Kyetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi

Kyetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, i ftuar në emisionin “Politikë”, ka thënë se në këto zgjedhje për kryetar të Komunës së Drenasit, banorët e kësaj komune kanë pasur frikë.

Sipas Krasniqit, frika tek ata ka ekzistuar sepse partia në pushtet kanë thënë se Drenasi do të izolohet dhe nuk do të ketë buxhet për këtë komunë.

“Nëse nuk fiton kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ne do të izolohemi sepse nuk do të epet buxhet. Kjo ka qenë më të madhe e përhapur. Ku e kanë parë frikën tjetër? Në të gjitha takimet që kam pasur asnjë punëtor i arsimit, administratës, shëndetësisë dhe asnjë punëtorë tjetër nuk ka qenë pjesë e debatit tonë, nga frika se do të humbin punën”, tha Krasniqi në Politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat