Dy vëllezërit nga Kosova të dyshuar për sulm terrorist në Gjermani mund të lirohen?

Aktuale

Dy vëllezërit nga Kosova të dyshuar për sulm terrorist në Gjermani mund të lirohen?

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 13:17
Ilustrim

Për dy vëllezërit nga Kosova që u arrestuan dje nën akuzën për sulm të mundshëm terrorist në qendrën Oberhausen Centro të Gjermanisë, policia ende nuk ka dhënë detaje të përcaktimit të mbajtjes së tyre nën arrest

Ende është e paqartë nëse dy të dyshuarit, dy vëllezërit e lindur në Kosovë, të cilët u identifikuan të jenë 28 dhe 31 vjeçar, do të mbahen në paraburgim. Kështu ka njoftuar policia gjermane.

Zëdhënësi i policisë në Essen të shtunën ka thënë se pa urdhër-arrest, nuk ka asnjë mënyrë për t’i mbajtur të arrestuarit edhe më gjatë.

Zëdhënësi njofton se vendimi do të merret sot pasdite, pasi ata nuk mund të mbahen më gjatë së 48 orë.

Sipas hetimeve fillestare nuk ka prova që sulmi në qendrën më të madhe në Gjermani “Centro” nuk do të ndodhte menjëherë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat