Aksidentohen 4 zyrtarë nga Kryeprokuroria, një prokuror dërgohet jashtë vendit për shërim

Aktuale

Aksidentohen 4 zyrtarë nga Kryeprokuroria, një prokuror dërgohet jashtë vendit për shërim

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 19:27
ilustrim

Katër zyrtarë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, prej tyre një prokuror, kanë pësuar aksident trafiku, të shtunën rreth orës 14:00, në fshatin Dollc të Klinës.

Në këtë aksident dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Pejës janë liruar për trajtim në shtëpi.

Ndërsa ngasësi i makinës ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku tani është duke u trajtuar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK në Prishtinë, ndërkaq prokurori Lulzim Sulejmani nga QKUK-ja është transferuar për trajtim jashtë vendit, pasi që është lënduar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur me veturë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, derisa zyrtarët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ishin duke u kthyer nga një organizim i mbajtur në Gjakovë, me rastin e fund vitit, për të gjithë stafin e institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat