Veseli i gëzohet dekretimit të Ligjit për Obiliqin

Aktuale

Veseli i gëzohet dekretimit të Ligjit për Obiliqin

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 16:24
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka shkruar në rrjetin social Facebook se ndihet shumë i gëzuar me dekretimin e Ligjit për Obiliqin nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ligji për Obiliqin është miratuar ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

 Postimi i Veselit në Facebook:

 I gëzuar me dekretimin e Ligjit për Obiliqin. Jam i lumtur që Kuvendi i Kosovës ka nxjerr një ligj, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e zonës së rrezikuar atje. Përpos përfitimeve financiare, Komuna e Obiliqit do të ketë mundësi që të zhvillojë politika për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit publik, për ç'gjë tash kemi më së shumti nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat