Deputetët votuan për ligjin e ndryshuar për faljen e borxheve publike

Aktuale

Deputetët votuan për ligjin e ndryshuar për faljen e borxheve publike

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 11:13
Kuvendi i Kosoves

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për faljen e borxheve publike.

Për votuan 67 deputetë, 12 ishin kundër dhe 2 abstenime.

 Kuvendi po ashtu miratoi edhe Ligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive dhe raportin e  Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat