Deputetja Halimi i del në mbrojtje ministres Hoxha

Aktuale

Deputetja Halimi i del në mbrojtje ministres Hoxha

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 11:48
Deputetja e PDK-së Selvije Halimi

Deputetja e PDK-së Selvije Halimi ka reaguar lidhur me ofendimin që Sami Kurteshi nga Vetëvendosje ia ka bërë ministres Dhurata Hoxha.

Halimi tha se është e shqetësuar me një gjuhë që po vazhdon  dhe ajo po i  kalon limitet.

 “Më befason skajshmërisht rasti kur njerëzit që burojnë nga familjet atdhetare dhe kanë sakrifikuar shumë për Kosovën, në drejtim të mbrojtjes së drejtave të njeriut vazhdojnë që nga pardje, dje dhe sot të mos kursehen për një fjalor të papranueshëm ndaj ministres së Drejtësisë. Me shqetëson fakti që nga njerëz të tillë është e papranueshme që me një fjalor të tillë po degradojmë dhe tejkaluar çdo limit, çdo fjalë dhe se kjo po ndikon negativisht dhe shkatërron familjen”, tha Halimi.

 Sami Kurteshi e ka quajtur lopë ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat