Reuters: Gjykata urdhëron përseritjen e gjykimit në rastin Medicus

Aktuale

Reuters: Gjykata urdhëron përseritjen e gjykimit në rastin Medicus

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 19:57
Poliklinika Medicus

Gjykata Supreme e Kosovës ka urdhëruar përsëritjen e gjykimit të mjekëve dhe zyrtarëve të dënuar për trafikim me organe ndërmjet viteve 2006 dhe 2008, thuhet në vendim të cilin e ka parë Reuters.

EULEX-i ka njoftuar se është i pakënaqur me vendimin e gjykatës.

“Misioni shpreh pakënaqësinë me rrjedhin e ngjarjes së rastit Medicus në të cilin trupi gjykues me shumicë përbehej nga gjyqtarët vendorë. Është hedhur poshtë i gjithë aktgjykimi në pjesën ku të akuzuarit janë shpallur fajtor”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi.

Sipas aktakuzës, në vitin 2008 në klinikën Medicus në Prishtinë janë kryer rreth 30 transplantime ilegale të veshkave.

Persona të varfër nga Turqia, Rusia, Moldavia dhe Kazakistani i kanë shitur veshkat e tyre nga 10 mijë deri në 15 mijë euro, kurse pranuesit, kryesisht izraelit për organe kanë paguar nga 80 mijë deri në 100 mijë euro, thekson Reuters.

Ish pronari i klinikes Medicus, Lutfi Dervishi, urolog, në vitin 2013 është shpallur fajtor për krim të organizuar dhe kontrabandë me njerëz dhe është dënuar me tetë vjet burg, derisa djali i tij më shtatë vjet burg.

Katër personat tjerë të përfshirë në këtë krim, përfshirë edhe zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, janë dënuar më pak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat