Naim Bazaj “i han” fjalët e veta, për Ramiz Lladrovcin

Aktuale

Naim Bazaj “i han” fjalët e veta, për Ramiz Lladrovcin

Nga: Bota sot Më: 3 janar 2017 Në ora: 17:25
Naim Bazaj e Kadri Veseli gjatë fushtës bë Drenas

Gjatë intervistës për gazetën “Bota sot”, Naim Bazaj, ish kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, u ka rënë pishman deklaratave të thëna për tashmë Kryetarin e kësaj komune Ramiz Lladrovcin.

“Të them të drejtën, personalisht them se në atë kohë ishim në fushatë. Gjithmonë në fushatë lejohet kapak edhe me i rrit sendet, kështu që ne ishim të arsyeshëm edhe për t’i kundërshtuar. Edhe Kadri Veseli, edhe PDK-ja në nivel qendror është zotuar se do të mbështes fuqimisht PDK-në, jo si Ramiz po komplet PDK-në në Drenas, për t’ua kthyer borxhin qytetarëve të Drenasit. Ne mendojmë, se vlera e investimeve do të rritet për 13 milionë euro, të cilat si ka pasur kurrë Drenasi. Me mbështetjen e Kadri Veselit, disa investitorë të rinj do të vijnë për të investuar në Drenas”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat