Haradinaj, në paraburgim deri në mbërritjen e kërkesës për ekstradim

Aktuale

Haradinaj, në paraburgim deri në mbërritjen e kërkesës për ekstradim

Më: 4 janar 2017 Në ora: 20:36
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë

(E plotësuar) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.

Në letrën e Prokurorisë së përgjithshme thuhet se: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.

“Me vendim e marrë sot përmbarohet udhëzimi i Apelit për ta përcaktuar vlefshmërinë juridike e kërkesës për ekstradim në Serbi”, thuhet më tej në dokument.

Image

***

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës vendosi këtë të enjte lënien në paraburgim të ish-kryeministrit nga Kosova, Ramush Haradinaj, në pritje të marrjes së kërkesës formale për ekstradim për krime lufte nga Serbia.

Lajmi bëhet i ditur nga “Le Figaro”, e cila citon deklaratën e prokurorit të përgjithshëm francez.

Menjëherë pasi të mbërrijë kërkesa për ekstradim nga Serbia, Gjykata e Apelit të Colmarit do të vendosë mbi ligjshmërinë e kërkesës nga Beogradi, siç thekson prokurori.

Haradinaj u arrestua një ditë më parë në Aeroportin e Basel-Mulhouse-Freiburg, nga policia kufitare, vetëm pak pasi zbriti nga një udhëtim të nisur nga Prishtina.

Kosova e denoncoi arrestimin e kreut të AAK-së si të paligjshëm dhe të pakuptueshëm, ndërsa kërkoi nga Bashkimi Europian që t’i bënte presion Serbisë të tërhiqte urdhërarrestet e vjetëruara ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas burimeve të Sigurisë në Prishtinë, ekzistojnë rreth 20 fletarreste ndërkombëtare të Serbisë në emër të shtetasve nga Kosova, shumica pjesëtarë të UÇK-së. Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës të Drejtësisë kanë shpallur në kërkim 57 serbë, të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve ’98-’99. Kërkesat për arrestim ndërkombëtar të tyre janë lëshuar me vendim të gjyqtarëve të procedurës paraprake të EULEX-it dhe gjyqtarëve nga Kosova.

Reuters: Haradinaj mbetet në paraburgim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë, bën të ditur Reuters.

Autoritetet franceze kanë nisur procedurat ligjore në rastin Haradinaj, kanë bërë të ditur, zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës duke theksuar se janë disa faza ligjore nëpër të cilat duhet të kalohet.

Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

Ex-Kosovan PM to remain in French custody awaiting Serbian extradition request

Ramush Haradinaj lirohet së shpejti?

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pritet të lirohet së shpejti nga gjykata në Colmar, në lindje të Francës, bëjnë të ditur burimet në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.

Ramush Haradinajn është arrestuar të mërkurën nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. Përndryshe, autoritetet e Serbisë prej ditës së enjte kanë nisur një fushatë të fuqishme për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Ai para dy viteve ishte arrestuar edhe nga autoritetet sllovene, në bazë të një fletarresti nga Serbia, por është liruar me vendim të Gjykatës.

Image

Nis seanca gjyqësore ndaj Haradinajt në Francë

Gjykata e Colmarit në Francë ka nisur shqyrtimin gjyqësorë ndaj Ramush Haradinajt. 

Ky trup gjykues francez pritet të vendosë nëse kreu i AAK’së, i arrestuar të mërkurën në aeroportin e Bazelit, do të ekstradohet në Serbi, siç kërkohet në urdhër-arrestin e lëshuar nga Beogradi ndaj tij, apo do të lihet i lirë. 

Megjithatë, Arianit Koci, avokat i Haradianjt në Kosovë, thotë se është i bindur se klienti i tij do të lirohet pas disa çasteve. 

“Gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, tha Koci. 

“Kjo është luftë speciale e Serbisë ndaj Haradinajt, si drejtues i UCK’së në Zonën e Dukagjinit”, konsideroi tutje avokati. 

Ramush Haradinaj del përpara organeve franceze të drejtësisë, ja çka pritet të vendoset për të

Përmes Facebook-ut, avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koçi sqaron se kreu i AAK-së do të paraqitet gjatë ditës së enjte në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Kolmar.

Dhoma hetimore e kësaj gjykate do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim. Koçi shkruan se Franca është një prej vendeve që e ka mbështetur më fort Kosovën në rrugën drejt lirisë dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. 

Për këtë arsye, avokati shpreh bindjen se pretendimet e Beogradit do të rrëzohen dhe Haradinaj do të lihet i lirë brenda ditës. 

Në Serbi, ndërkohë, shpresat janë që Franca të veprojë sipas praktikës ndërkombëtare. Haradinaj, thotë Kryetari i Këshillit Serb për Kosovën, Millovan Dreçun, u ndalua në bazë të një urdhër-arresti serb dhe sipas rregullave në fuqi ai duhet t’i dorëzohet Serbisë. 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u ndalua të mërkurën nga policia në pjesën franceze të aeroportit Basel-Mulhouse, i hapur në vitin 1946 për të shërbyer në rajonin kufitar ndërmjet Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë. 

Qeveria e Kosovës sqaroi përmes një deklarate se “të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të Haradinajt dhe kapercimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”. 

AAK-ja vetë e cilësoi ndalimin e liderit të saj si një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm e kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij. Kjo nuk është hera e parë që Hardainaj ndalohet në bazë të një urdhër-arresti serb. 

Në qershor të vitit 2015 ai u arrestua në aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, teksa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin. Haradinaj është shpallur dy herë i  pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Ramush Haradinaj del përpara organeve franceze 

Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se pritet që “Haradinaj të dalë [të enjten] përpara organeve të drejtësisë në Francë”

Një burim i gjyqësisë në Francë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se hetuesit, të enjten, do të fillojnë shqyrtimin nëse kishte arsye që të mos zbatohej kërkesa për ektradim, posacërisht nëse ajo është lëshuar për qëllime politike.

Po ashtue dhe avokati Haradinajt, Arianit Koci tha se me këtë rast dhoma hetuese e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Colmar, do ta shqyrtojë kërkesën për ekstradim.

Megjithëse, Serbia tashmë ka bërë kërkesën për ekstradimin e tij, Koci thotë se një gjë e tillë do të refuzohet dhe në këtë mënyrë do bëhet edhe lirimi i Haradinajt gjatë ditës së sotme.

 “Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Prandaj, kërkesa për ekstradim do t? refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës”, ka thënë Koci.

Ndërsa Pal Lekaj ka thënë se presin që Haradinaj të lirohet sot rreth orës 13:00.

Po udhëtonte me pasaportë diplomatike, ja çfarë shkruajnë mediat botërore për arrestimin e Ramush Haradinajt

“Policia franceze ka arrestuar ish kryeministrin e Kosovës, pas fletarrestit të lëshuar nga organet e Serbisë,” shkruan fillimisht prestigjiozja britanike BBC. “Ai është akuzuar dyherë për krime lufte nga Tribunali i Hagës, por dyherë është shpallur i pafajshëm.”

Media amerikane Foxnews citon ministrinë e jashtme të Kosovës, sipas së cilës arrestimi i politikanit Ramush Haradinaj është i “papranueshëm”. Ai akuzohet për kidnapime, tortura dhe vrasjen e civilëve serb gjatë rebelimit në Kosovën perëndimore 1998-99.

Një shkrim të shkurtër informativ ka bërë edhe media më e madhe ruse, e kontrolluar nga qeveria e Vladimir Putinit: Russian Today. "UÇK njihet si organizatë terroriste nga Serbia," shkruan mes tjerash ajo.

Policia kufitare franceze ka arrestuar liderin e AAK-së në aeroportin Basel-Mulhouse. Ai ishte duke fluturuar nga Kosova. Nga drejtësia franceze flasin se gjykimi do fillojë të enjten, nëse ai do ekstradohen drejt Serbisë ose kërkesa është thjesht e ndikuar politikisht, shkruan më gjërësisht Reuters. Haradinaj gjatë fluturimit me vete kishte pasaportën diplomatike.

Gjatë qershorit 2015 Haradinaj u arrestua njëlloj në Slloveni por u lirua pas dy ditësh si pasojë e presionit.

Euronews: Haradinaj po udhëtonte me pasaportë diplomatike

Televizioni evropian euronews ka raportuar për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Kosova ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të saj Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij nga ana e policisë franceze, raporton euronews.

Ai është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Haradinaj ishte komandant gueril gjatë 1998-99 luftës në Kosovë dhe Serbia e konsideron atë një kriminel lufte për rolin e tij në udhëheqjen e kryengritjes në ish-provincën së saj, raporton ky televizion.

Theksohet se Haradinaj i cili po udhëtonte me pasaportë diplomatike, është gjykuar dhe liruar dy herë në gjykatën e OKB-së  në Hagë për krime lufte.

Policia franceze ka ndaluar të mërkurën kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

Ministria e Drejtësisë dhe ajo e punëve të Jashtme të Kosovës konfirmuan njoftimin për arrestimin, por pa dhënë hollësi të tjera.

Zoti Haradinaj është ndaluar në pjesën franceze të aeroportit Basel-Mulhouse që shtrihet në Francën lindore dhe në Zvicër. Mediet në Francë thanë se të enjten pritet një vendim i drejtësisë franceze lidhur me zotin Haradinaj.

Qeveria e Kosovës tha në një komunikatë se "të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë".

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një komunikatë thekson se "një veprim i tillë është krejtësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t'i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë. Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës", thuhet në reagimin e kësaj partie.

Kjo nuk është hera e parë që zoti Hardainaj ndalohet në bazë të një urdhërarresti serb.

Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Ndalimi i tij zotit Haradinaj në Bazel, nxiti reagime të partive politike të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij dhe që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë trysni për heqjen e urdhër arrestimeve serbe.

Ramush Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë.

Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t'u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarë të tij për krime lufte.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.

Lexo edhe këto

Haradinaj ishte para 7 muajsh në Francë, por nuk u arrestua

Tahiri i shkruan BE-së për ndalimin e Haradinajt: Duhet të veprojmë me masa reciproke

“Le Monde”: Gjykata do të shqyrtojë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi

Shteti mbajti “sekret” arrestimin e Ramush Haradinajt

Sipas “Le Figaro” Haradinaj është paraqitur para prokurorit në Mulhouse

"I padrejtë ndalimi i Haradinajt, sidomos që është bërë me porosi nga Serbia"

Regon qeveria: Po angazhohemi për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së

Ndalimi i ngjashëm i Haradinajt dy vjet më parë

Arrestimi i Ramush Haradinajt, Ymeri i prekur me shtetet që na e kanë njohur shtetin

Shpërthejnë mediat serbe, ja çfarë shkruajnë për arrestimin e Ramush Haradinajt

Reagon NISMA për arestimin e Haradinajt, ja kujt ja hedh fajin

Haradinaj ngarkohet me 108 akuza nga Serbia

Ndalimi i Haradinajt, AAK: Të ndërpritet çdo komunikim me Serbinë

Arrestohet Ramush Haradinaj

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar familja Haradinaj.

Haradinaj po udhëtonte për në SHBA në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donal Trump.

Gazeta  nuk ka mundur ende të marrë një qëndrim zyrtar prej Ministrisë së Drejtësisë apo AAK'së.

Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato të Kosovës për arrestimin e tij, shkruajn mediat.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat