Ministrja e Drejtësisë deklarohet për arrestimin e Haradinajt

Aktuale

Ministrja e Drejtësisë deklarohet për arrestimin e Haradinajt

Më: 4 janar 2017 Në ora: 20:22
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e ka konfirmuar se Ramush Haradinaj është arrestuar jashtë vendit. Ajo ka bërë më dije se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për lirimin e tij.

“Është e vërtetë se është arrestuar lideri i AAK’së. Ne jemi duke i marr të gjitha masat që Haradinaj të lirohet sa  më shpejt. Për këtë jemi duke punuar edhe me Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat tona”, ka thënë Hoxha për Express.

Ajo ka thënë se deri më tani nuk i din arsyet se pse është arrestuar Ramush Hardinaj nga autoritete Franceze. “Jemi duke punuar. Shumë shpejt do t’i marrim vesh edhe arsyet e këtij arrestimi", ka treguar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat