Berisha për arrestimin e Haradinajt: Hashim, Isë e Kadri ku jeni strukë?

Aktuale

Berisha për arrestimin e Haradinajt: Hashim, Isë e Kadri ku jeni strukë?

Më: 4 janar 2017 Në ora: 20:38
Zafir Berisha

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka reaguar përmes Facebook-ut për arrestimin e Ramush Haradinajt, ku ka thënë se është turp dhe se qeveria nuk po reagon e as krerët e shtetit, përcjell Bota sot.

Ky është postimi i tij:

Ndalimi i Ramush Haradinaj në Francë me urdhërarrest nga Serbia tregon se sa vlejnë rezolutat e Kuvendit Kosovës, për fat të keq rezolutat e Kosovës kanë ndikim deri te muri në Mitrovicë. “Turpi brirë s’ka”. Asnjë reagim nga qeveria. A ka qeveri ky vend a jo!? 
Dhe sa do të durojmë me eksperimentet që bëhen me ish-luftëtarët? 
Hashim, Isë e Kadri ku jeni strukë?
Në cilën vrimë të miut jeni futur?
Zafa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat