Ndalimi i Haradinajt, AAK: Të ndërpritet çdo komunikim me Serbinë

Aktuale

Ndalimi i Haradinajt, AAK: Të ndërpritet çdo komunikim me Serbinë

Më: 4 janar 2017 Në ora: 21:03
Ramush Haradinaj, pas arrestimit në Slloveni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Kështu ka konfirmuar edhe zyrtarisht AAK përmes një komunikate për media.

“Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze që t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës”, përfundon ky reagim.

Kujtojmë se lideri i AAK-së është ndaluar sot rreth orës 15:00 nga autoritetet zvicerane në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia më 2004. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat