“Le Monde”: Gjykata do të shqyrtojë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi

Aktuale

“Le Monde”: Gjykata do të shqyrtojë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi

Më: 4 janar 2017 Në ora: 23:00
ilustrim

Për arrestimin e Ramush Haradinajt ka raportuar edhe prestigjiozja franceze “Le Monde”.

Gazeta shkruan se Haradinaj është arrestuar të mërkurën, më 4 janar, në aeroportin “Mulhouse” të Baselit në Francë, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar.

Sipas burimeve të gazetës, ai është paraqitur në gjykatë për të shqyrtuar nëse duhet ekstraduar në Serbi, sipas kërkesës së organeve serbe të drejtësisë, shkruan Periskopi.

Haradinaj, shkruan “Le Monde”, ishte arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të po të njëjtit fletëarrest serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat