Limaj kërkon që urgjentisht të lëshohen fletarreste për Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq

Aktuale

Limaj kërkon që urgjentisht të lëshohen fletarreste për Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq

Më: 5 janar 2017 Në ora: 23:07
Fatmir Limaj

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vuqiç, i cili kishte thënë se Serbia ka për t’i kërkuar zyrtarisht Francës për ta ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë në Rrokum Roll se nuk ëshë aspak i befasueshëm me këtë deklaratë të Vuqiç.

“Më habit që Prokuroria dhe vendi ynë nuk lëshojnë fletarrest për Vuqiçin dhe Daçiqin, sepse janë kreator të spastrimit etnik në Kosovë”, ka thënë Limaj, duke sqaruar se po folim për një njeri që ka qenë në Prishtinë në Hotelin Grand, kur është bë zbrazja e Kosovës.

Limaj thotë se këta njerëz (Qeveria) e ka humb dinjitetin e shtetit dhe sa më shpejt duhet të shkohet në zgjedhje.

Limaj ka kerkuar që të lëshohen fletarrestë edhe ndaj presidentit serb Tomislav Nikoliq, i cili kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat