Brahimaj thotë se qeveria nuk e ka prioritet krijimin e ushtrisë

Aktuale

Brahimaj thotë se qeveria nuk e ka prioritet krijimin e ushtrisë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 23:00
Lahi Brahimaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka thënë se koalicioni aktual qeverisës nuk e ka prioritet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

“Nuk është preokupim i Isa Mustafës transformimi i FSK’së në ushtri. Po del që nuk është as i Hashim Thaçit, rrjedhimisht as i kësaj shumice parlamentare”, ka thënë Brahimaj në një intervistë për Epoka e Re.

Duke folur për Ligjin për Veteranët, ai ka thënë se ky ligj duhet të kthehet përmes Gjykatës Kushtetuese apo të mos nënshkruhet nga presidenti.

Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Brahimaj ka thënë se AAK’ja nuk ka lëvizur nga qëndrimet e saj.

Deputeti Brahimaj ka folur edhe për ndalimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj në Francë. Ai i ka kritikuar institucionet e Kosovës për mosveprim të duhur për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat