"Serbia përfitoj nga çdo marrëveshje, Kosova në asnjë"

Aktuale

"Serbia përfitoj nga çdo marrëveshje, Kosova në asnjë"

Më: 8 janar 2017 Në ora: 10:55
ilustrim

Serbia vazhdoj edhe vitin 2016, të mos përfill shumë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel. Pala serbe, në vazhdimësi ka bërë që nga marrëveshjet të dal fituese, ndërsa pala kosovare ka humb. Humbjet më të mëdha nga ndërhyrjet e Serbisë përllogariten të jenë bërë në sistemin energjetik. Nuk mund të anashkalohet as humbjet që Kosovës i ka shkaktuar në sistemin e telekomunikacionit, deklarojnë përfaqësuesit e Opozitës në Kosovë.

Përfaqësues nga opozita, nuk pajtohen me mënyrën e bisedimeve me palën serbe.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli, ka thënë për KosovaPress se marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy vendeve deri diku është realizuar por që shqetësues mbetet fakti që Serbia vazhdon të mos i njoh targat e Kosovës.

Pacolli: Serbia vazhdon të mos i njoh targat e Kosovës

“Marrëveshja në 2016 ka shkuar shumë mirë sa i përket pagesave të dëmeve nga pala e Serbisë dhe pala kosovare. Gjithçka është shkuar në rregull. Personalisht çka më shqetëson është vetëm , për qytetarët e Kosovës që nuk lejohen me shku në territorin Serbisë me tabelat RKS. Këtu thyhet marrëveshja por kjo është problem i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mos të lejohet pala serbe me hy në Kosovë me traga ose me ju bërë e njëjta sikurse ajo që ju bëhet qytetarëve të Kosovës.”, tha Pacolli.

Rexhep Selimi, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ka thënë se të gjitha marrëveshjet që deri tani janë arrit kanë qenë në favor të sponsorizuesit, në këtë rast të Beogradit.

Selimi: Gjitha marrëveshjet që u arritën ishin në favor të Serbisë

“Të gjitha marrëveshjet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel , kanë rezultuar që janë m marrëveshje në interesit ë sponsorizuesve të tyre . Edhe marrëveshja për telekomunikacionin e favorizon Qeverinë e Beogradit ku e bënë operuese me telefonin e saj fikse dhe mobile në të gjithë territorin e Kosovës. Edhe marrëveshja për targat e favorizon shtetin e Serbisë , ku e bënë të jo profesionale , jo të barabartë me shtetasit e Kosovës . Pra të gjitha marrëveshjet që nga fillimi deri më tani, në Bruksel kanë qenë të sponsorizuare në interes edhe nga Qeveria e Serbisë për tu rikthyer në forma të ndryshme me dominimin, ndikimin e vet brenda territorit të Kosovës.”, tha Selimi.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se çdo marrëveshje e nënshkruar mes palëve ka shkuar në favor të Serbisë.

Lekaj: Kosova nuk përfitoj asgjë nga marrëveshjet me Serbinë

“Asnjë marrëveshje, aty ku nuk ka qenë interesi i Serbisë nuk është nënshkruar. Janë nënshkruar lehtësisht nga Serbia aty ku përfiton qytetari i Serbisë dhe shteti i Serbisë dhe në këtë drejtim unë them se përfitimet e Kosovës janë zero. Kur e them këtë e bazoj në argument, sepse të bisedosh për çështje të brendshme të shtetit tënd me shtetin fqinjë dhe ai ti rregullon gjendjen brenda, sikur tani kemi murin dhe veriun e Mitrovicës dhe shumë gjëra tjera që janë kompetencë e shtetit dhe qeverisë së Kosovës, kjo është nonsens. ”, tha Lekaj.

Lekaj tha se edhe tek kodi për Kosovën Serbia ka pasur përfitime, se po qe se nuk do të kishte, nuk do t'ja lejonte Kosovës marrjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat