Serbia lëshon në qarkullim trenin nga Beogradi në Mitrovicë

Aktuale

Serbia lëshon në qarkullim trenin nga Beogradi në Mitrovicë

Më: 8 janar 2017 Në ora: 14:31
Ilustrim

Për Vitin e Ri serb do të fillojë qarkullimin treni, i cili do të udhëtojë nga Beogradi në Mitrovicë, raportojnë mediat serbe duke iu referuar një njoftimi të lëshuar nga drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Nuk dihet ende kjo është bërë në pajtueshmëri me Prishtinën, apo edhe një provokim i radhës i Beogradit nga të shumtët e kohëve të fundit.

Gjuriq duke njoftuar për linjën e trenit u ka thënë mediave në Beograd, se “Për vitin e ri serb do të fillojë qarkullimin treni Beograd-Mitrovicë. Ai do të shkojë nga Beogradi-Mladonovac-Lapovo-Kragujevc-Krajlevë-Rashkë dhe në fund në Mitrovicë. Treni do të ketë shpejtësi të madhe”.

Ai ka theksuar se kjo është linja e parë Beograd-Kosovë, pas luftës. Sipas tij, ky tren do të jetë “i zbukuruar” me motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe si dhe jashtë do të ketë flamurin serb dhe emrat e kishave dhe manastireve të cilat gjenden në Kosovë.

Gjuriq ndër të tjera ka thënë se çmimi i biletës do të jetë më i volitshëm se ai i autobusit, pasi që në universitetin e Prishtinës në Mitrovicë studiojnë rreth 12,000 studentë serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat