Deputetja shqiptare në Kroaci kërkon mbështetjen e PE-së për rastin Haradinaj

Aktuale

Deputetja shqiptare në Kroaci kërkon mbështetjen e PE-së për rastin Haradinaj

Më: 9 janar 2017 Në ora: 19:47
Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka kërkuar nga përfaqësuesit e Kroacisë në Parlamentin Evropian, që të përdorin ndikimin e tyre politik që të sensibilizojnë anëtarët e tjerë të PE-së lidhur me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se fletarresti i lëshuar nga Serbia është ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve fqinj dhe mohim i sovranitetit të Kosovës.

Deklarata e plotë e deputetes Ermina Lekaj-Prljaskaj:

[APELI I DREJTUAR PE?RFAQE?SUE?SVE TE? PARLAMENTIT EVROPIAN]

Të nderuar deputet të Republikës së Kroacisë në Parlamentin Evropian,

Po ju drejtohem në këtë mënyrë për shkak të arrestimit të shtetasit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë. Ky rast i pakëndshëm vetëm konfirmon arsyetimin e plotë të apelit, që ju si Deputetë të Parlamentit Evropian e keni paraqitur disa herë. Struktura normative e ashtuquajtur "Kompetenca rajonale" e gjyqësisë serbe, në kundërshtim me të gjitha traditat e qytetëruara ligjore, shprehet edhe një herë në këtë arrestimin e fundit, i cili vjen pas një seri të arrestimeve të shtetasve kroatë. Pasi që Kosova ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk është e përfaqësuar në Parlamentin Evropian, ju lutem në këtë mënyrë që, në pajtueshmëri me mundësitë dhe influencën tuaj politike, ti sensibilizoni kolegët e juaj për këtë çështje konkrete, e cila përsëri e hap çështjen parimore të ndërhyrjeve të gjyqësisë serbe, dhe në këtë mënyrë dhe politika, në punët e brendshme të shteteve fqinje, dhe rrjedhimisht edhe mohimin e sovranitetit si të Republikës së Kroacisë ashtu dhe Republikës së Kosovës.

Me nderime,

Ermina Lekaj Prljaskaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat