Kryetari i Ferizajt bojkoton konferencën në Beograd për shkak të Haradinajt

Aktuale

Kryetari i Ferizajt bojkoton konferencën në Beograd për shkak të Haradinajt

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:11
Muharrem Sfarqa

Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa, ka hequr dorë nga pjesëmarrja në konferencën rajonale të World Bank – Austria Urban Partnership Program, me titull “Qytetet me integritet”, e cila do të mbahet në Beograd më 30 dhe 31 të këtij muaji, për shkak të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Svarqa ka thënë se heq dorë nga pjesëmarrja në konferencën e Beogradit, në shenjë proteste ndaj politikave provokative të Serbisë ndaj Kosovës, rezultat i të cilave është edhe ndalimi në Francë i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Pushteti lokal i Ferizajt përbëhet nga koalicioni LDK-AAK.

Kryetari i Ferizaj ishte ftuar për të marrë pjesë në konferencën rajonale në Beograd, ku do të trajtohet qeverisja efektive lokale. Ai tha se, përkundër konfirmimit kohë më parë, konsideron se nuk mund të shkojë në Beograd, në kohën që Serbia ka shtuar veprimet, për të penguar çdo proces që do ta bënte Kosovën një vend me stabilitet të qëndrueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat