Ramush Haradinaj flet pas lirimit: Kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd

Aktuale

Ramush Haradinaj flet pas lirimit: Kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd

Më: 12 janar 2017 Në ora: 08:39
Ramush Haradinaj duke dalë nga paraburgimi, 12 janar

(E plotësuar) -  Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit nga ndalimi policor në Francë.

Haradinaj ka thënë se është binduar që se kurrë nuk është mjaftë të punosh për vendin.

“Të nderuar qytetarë,

Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!

Më këni bindur se kurr nuk është boll të punosh për vendin tënd!”, ka shkruar Hardinaj në Facebook./BS

Çfarë tha Ramush Haradinaj para gjykatës franceze?

“Këto akuza vijnë nga Serbia, janë thjesht politike”, ishin fjalët e para të Ramush Haradinajt para gjykatësve francezë.

Ramush Haradinaj në fillim të fjalës së tij në Gjykatën e Colmarit, para se të merrej vendimi për lirimin e tij me kusht, ka thënë se akuzat e Serbisë ndaj tij janë politike.

“Këto akuza vijnë nga Serbia, janë thjesht politike. Ajo që po bëni ju këtu, është abuzim i të drejtave të njeriut”, u tha në gjuhën frënge Haradinaj gjykatësve.

Image

Lirohet me kusht Ramush Haradinaj, ja kushtet e vëna nga Gjykata

Është liruar nga ndalimi policor, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.

Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.

Nis seanca ndaj Ramush Haradinajt, ja çfarë po kërkon avokatja franceze

Ka nisur seanca për Ramush Haradinajn në gjykatën në Colmar të Francës.

Avokatja e Haradinajt në fjalën e saj thotë se Serbia është duke bërë lojë me ndalimin e Ramush Hardinajt. 

Ajo i ka treguar trupit gjykues se Haradinaj është gjykuar në Hagë ku edhe është shpallë fajor për akuzat e ngritura nga Serbia.

Ajo para trupit gjykues po kërkon lirimin e menjëhershëm të klientit të saj.

Image

Ramush Haradinaj dërgohet në gjykatë, pas pak fillon seanca

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të. Lajmin e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci.

Koci është shprehur se beson në pafajsinë e Haradinajt, dhe se sipas tij kërkesa e Serbisë pë ekstradim të Haradinajt do të refuzohet.

“Kam besim të plotë në drejtësinë franceze. Z. Haradinaj e ka dëshmuar pafajësinë para Tribunalit të Hagës, prandaj edhe kërkesa për ekstradim e Serbisë, do të refuzohet”- ka thënë avokati i Haradinajt Arianit Koci, me të mbërritur në Gjykatë ku do të mbahet seanca për Haradinajn.

Haradinaj para gjykatës franceze, ja çfarë vendimi pritet

Një gjykatë në Francë pritet që të fillojë të enjten një seancë të re dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.

Gjykata mund të marrë një vendim gjatë ditës për Haradinajn përfshirë edhe lirimin me kusht deri në përfundimin e procedurave gjyqësore, duke e mbajtur atë në shtetin francez, thonë zyrtarët mbrojtës të tij.

Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.

Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e zotit Haradinaj bazuar në “gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet” që siç thotë “pretendon pala serbe”.

Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, sic thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Haradinaj u mbajt në paraburgim me vendim të një Gjykate franceze e cila tha se po kërkon nga autoritetet e Serbisë një kërkesë zyrtare për ekstradim.

Autoritetet në Francë thonë se rasti nuk ka “implikime politike” meqë po trajtohet nga organet e drejtësisë franceze dhe kanë pohuar faktin se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë për çështjen Haradinaj.

Në Kosovë ndërkaq, udhëheqës të institucioneve kanë kërkuar zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt dhe ‘janë zotuar për zbatim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë’ nëse urdhërarrestet që datojnë nga fillimi i viteve 2000 nuk tërhiqen.

Qeveria e Kosovës mori vendim ndërkaq javën e kaluar që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Marrëdhëniet ndërmjet palëve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të bisedimeve në Bruksel të lehtësuara nga BE-ja e cila sërish ka bërë thirrje për “vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim në të gjitha fushat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat