Espertët për matjen e territorit mblidhet më 24 janar, refuzojnë partitë opozitare

Aktuale

Espertët për matjen e territorit mblidhet më 24 janar, refuzojnë partitë opozitare

Më: 18 janar 2017 Në ora: 15:39
Ilustrim

Qeveria e Kosovës së fundi ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, i cili ka për mision që të bëjë matjen e territorit të Kosovës para datës 25 gusht të vitit 2015, dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi.

Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga:

-          Akademia e Shkencës dhe e Arteve e Kosovës;

-          Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore;

-          Lëvizja Vetëvendosje;

-          Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;

-          Nisma për Kosovën;

-          Dy ekspertë nga Organizatat e Shoqërisë Civile;

-          Agjencioni i Kadastrit;

-          Agjencioni i Ujërave;

-          Agjencioni i Pyjeve;

-          KOSTT-i;

-          Agjencia Kosovare e Privatizimit;

-          Policia e Kosovës;

-          Agjencioni i Statistikave të Kosovës;

-          Komuna e Pejës;

-          Komuna e Deçanit;

-          Komuna e Istogut;

-          Komuna e Junikut;

-          Dy përfaqësues nga zona e Rugovës së Komunës së Pejës.

Në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë ftuar përfaqësues nga:

-          Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë;

-          Bashkimi Evropian;

-          KFOR-i.

Pjesëmarrjen në punën e Komisionit e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç tri subjekteve opozitare.

Dërgimin e anëtarëve për vëzhgimin e punës së komisionit e kanë konfirmuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian si dhe KFOR-i.

Takimi Konstituiv i Komisionit do të mbahet më 24 janar.

Duke pas parasysh interesat vitale të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe duke ditur zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për unifikim rreth kauzave shtetërore, Qeveria e Republikës së Kosovës fton përfaqësuesit e tri subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën, që të dërgojnë ekspertët e tyre në komision, kontributi i të cilëve do të ishte tejet i çmuar në këtë proces shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat