Jo, krimit ndërkombëtarë me Veriun e Kosovës

Aktuale

Jo, krimit ndërkombëtarë me Veriun e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 janar 2017 Në ora: 16:56
Mitrovica

“Krimea është shtet - aneks që ka rezultuar nga një krim ndërkombëtar konkretisht me një referendum jo legjitim të bërë nën tytat e ushtarëve të Federatës Ruse, të cilën e kanë njohur vetëm nëntë shtete. Kosova pra edhe veriu i saj nuk mund të jetë viktimë e këtij krimi sepse ajo është determinuar nga palca e demokracisë dhe gjeopolitikës së qytetërimit perëndimor dhe nga vullneti i shumicës absolute të qytetarëve të saj”, ka thënë këshilltari i kryeministrit, Faton Abdullahu.

Veriu i Mitrovicës  rrezikun që të ketë fatin e Krimese,  meqë Serbia po planifikon që të shkëpusë një pjesë të veriut të Kosovës siç ka bërë Rusia me rajonin Krimesë të Ukrainës më 2014. Edhe vetë Presidenti Hashim Thaçi,  ditë më parë potencoi se treni kishte për qëllim “provokimin” e shtetasve të Kosovës, në mënyrë që të krijohet një pretekst që Serbia të intervenojë ushtarakisht dhe të aneksojë zonat veriore të Kosovës, vend ku jetojnë rreth 50 mijë serbë, që refuzojnë të pranojnë pavarësinë e vendit dhe dëshirojnë të qeverisen nga Beogradi. 

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që ta përdorë këtë tren, që i është dhuruar nga Rusia, së pari që të ndihmojë në shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës dhe më paa t’ia bashkëngjis atë Serbisë dhe është modeli i Krimesë. 

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë, se çështja e veriut të Kosovës dhe kontrollit të  vijës kufitare me  Serbinë është një sfidë e madhe për Kosovën.  Sipas tyre, qëllimi i Serbisë nuk është vetëm pjesa e veriut ( Mitrovica me Leposaviq) por aneksimi i Kosovës.

Faton Abdullahu këshilltar politik i kryeministrit ka thënë,se Qeveria e Kosovës, në çdo rast, sidomos atëherë, kur kemi të bëjmë me integritetin territorial dhe sigurinë e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë, reagon duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat