Policia flet për gjuajtjen me armë ndërmjet Xhandarmërisë serbe dhe Policisë së Kosovës

Aktuale

Policia flet për gjuajtjen me armë ndërmjet Xhandarmërisë serbe dhe Policisë së Kosovës

Nga: G.B Më: 19 janar 2017 Në ora: 16:54
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme u raportua se në kufirin Kosovë-Serbi, në afërsi të fshatit Dobrosin ka pasur të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë, gazeta Bota sot ka kontaktuar policinë, e cila ka thënë se për momentin nuk ka asgjë të vërtetë.

"Nuk ka asgjë të vërtetë. Jemi duke verifikuar", ka thënë shkurt zëdhënësi i policisë, Baki Kelani për Bota sot.

Ndryshe sot është raportuar se në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  në afërsi të fshatit Dobrosin sot ka pasur një situatë tepër të tensionuar, ku edhe ka pas të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës.

Sipas mediave, kishte qenë Xhandarmëria serbe ajo e cila ka provokuar e para.

“Në një moment ka esklauar situate. Janë dëgjuar të shtëna me armë”, ka theksuar ky burim për media duke mos dhënë më shumë detaje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat