Qytetarët të painformuar me dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Qytetarët të painformuar me dialogun Kosovë-Serbi

Më: 20 janar 2017 Në ora: 12:24
Jeta Krasniqi nga KDI

Qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar sa i përket dialogut Kosovë-Serbi sa i përket telekomunikacionit dhe asociacionit të komunave serbe në vendin tonë.

Në një anketë me qytetarë nga i gjithë territori i Kosovës dhe ët gjitha komunitetet, KDI ka nxjerrë në përfundim se kur qytetarët janë pyetur se a janë të informuar me dialogun Kosovë-Serbi sa i përket Asociacionit dhe Telekomunikacionit, rreth gjysma e tyre kanë thënë se janë të informuar.

Mirëpo, në pyetjen se kush përfiton nga marrëveshja për telekomunikacionin, KDI ka nxjerrë rezultate se mbi 30 përqind e tyre janë shprehur se nuk e dinë se kush përfiton nga kjo marrëveshje, Kosova apo Serbia.

Jeta Krasniqi nga KDI,  e cila e ka publikuar raportin, tha se rreth 20 përqind e të anketuarve mendojnë se Kosova përfiton nga marrëveshja për Telekomunikacionin.

Krasniqi: Qytetarët e Kosovës nuk kanë njohuri rreth marrëveshjeve me Serbinë

“Ne i kemi pyetur qytetarët se cili shtet është duke përfituar nga marrëveshja e telekomunikacionit dhe ajo çfarë kemi vërejtur është që pjesa më e madhe apo e konsideruar e qytetarëve 32 përqind e tyre shprehen se ata nuk e dinë se kush do të përfitoj nga ko marrëveshje. Pra në njërën anë e kemi një shkallë të lartë, gjysmën e tyre që thonë që janë të informuar por ata nuk janë të qartë se kush do të përfitoj. Në anën tjetër kemi më se 32 për qind e qytetarëve që shprehen që nuk e dinë, janë diku 20 për qind e qytetarëve që thonë që shteti i Kosovë2s është ai që do të përfitoj duke vazhduar me të dyja shtetet dhe më pas edhe me shtetin e Serbisë”, tha ajo.

Mirëpo, Krasniqi është shprehur se kur qytetarët janë pyetur drejt marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përkundër gazit lotsjellës dhe shumë protestave në Kuvend e jashtë tij, një përqindje e madhe e qytetarëve nuk kanë informata se çfarë kompetencash do të ketë ky Asociacion.

Krasniqi: Qytetarët mendojnë se asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive

“Ajo çfarë qytetarët e vendit mendojnë është që në fakt Asociacioni apo bashkësia e komunave me shumicë serbe do të ketë kompetenca me fuqi ekzekutive. Siç e shihni rreth 36 përqind e tyre mendojnë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë me kompetenca ekzekutive për të pasuar më pas me 32 përqind e tyre që nuk e dinë çfarë kompetencash do të jetë ky mekanizëm dhe me rreth 90 përqind e tyre që mendojnë se do të jetë njëjtë me asociacionin ekzistues të Kosovës edhe diku janë 3,3 pë qind e tyre që mendojnë që do të jetë si çdo OJQ e vendit”, u shpreh Krasniqi.

Sa i përket pyetjes se nga kush duhet të udhëhiqet dialogu me Serbinë në të ardhmen, rreth gjysma e qytetarëve mendojnë se dialogun duhet ta udhëheqë një koalicion gjithëpërfshirës nga Kosova dhe vetëm  8 përqind mendojnë se një gjë të tillë duhet ta bëjë Presidenca.

Krasniqi: Rreth 25 përqind e qytetarëve mendojnë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria

“Qytetarët në pjesën më të madh e të tyre rreth 53 për qind e tyre vlerësojnë që dialogu duhet të udhëhiqet në ta ardhmen nga një koalicion gjithëpërfshirës i partive politike, më pas ata vlerësojnë që ky, diku 25 për qind e tyre vlerësojnë që duhet të udhëhiqet nga qeveria, diku 13 për qind e tyre thonë që nuk e dinë dhe vetëm 8 për qind e qytetarëve vlerësojnë që qytetarët duhet të udhëhiqet në të ardhmen nga presidenca”, tha ajo.

Kurse, sa i përket temave që do të duhej të trajtohen në bisedimet e ardhshme me Serbinë, Jeta Krasniqi nga KDI tha se qytetarët janë shprehur se pika e parë e diskutimit duhet të jetë çështja e të pagjeturve, pastaj krimet e luftës duke vazhduar me njohjen e Kosovës, kthimin e Fondit Pensional etj.

Krasniqi: Qytetarët kërkojnë që me Serbinë të diskutohet për të pagjeturit dhe krimet e luftës

“Çështja e të pagjeturve është ndër çështjet prioritare te qytetarët e Kosovës e cila duhet të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, më pas rreth 84 përqind e tyre janë shprehur në këtë mënyrë, ndërsa 75 përqind e tyre vlerësojnë që krimet e luftës është një çështje që duhet të diskutohet duke pasuar me dëmshpërblimet e luftës, me njohjen e Kosovës nga Serbia, me Fondin Pensional dhe më pak me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, deklaroi Krasniqi.

Përfaqësuesja e KDI-së, në këtë hulumtim tha se qytetarët janë përzgjedhur nga i gjithë territori i Kosovës duke e përfshirë edhe veriun e vendit.

Ndërsa e pyetur se si e ka pritur vazhdimin e bisedimeve me Serbinë pas tentimit të futjes së trenit nga Serbia në Kosovës dhe zhvillimeve tjera, ajo tha se një gjë e tillë është paralajmëruar çdo herë nga lidershipi vendor dhe është e natyrshme.

Krasniqi rekomandoi për institucionet e vendit që ta informojnë popullin më shumë rreth bisedimeve dhe marrëveshjeve të arritura me Serbinë në mënyrë që të krijojnë siguri tek qytetarët e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat