Takohet me Mimoza Kusarin, a po largohet nga LDK-ja Vjosa Osmani?!

Aktuale

Takohet me Mimoza Kusarin, a po largohet nga LDK-ja Vjosa Osmani?!

Nga: BOTA SOT Më: 20 janar 2017 Në ora: 13:33
Mimoza Kusari Lila dhe Vjosa Osmani

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila së shpejti do të bëjë zyrtarizimin e partisë së re, të cilën e ka paralajmëruar ditë më parë.

E para e Gjakovës ka deklaruar se pjesë e subjektit 'Partia e Re' do të jetë deputeti i pavarur, Ilir Deda.

Zëra ka pasur se pjesë e partisë së Kusari-Lilas do të jetë edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, megjithatë ende nuk është dhënë ndonjë konfirmim.

Ndërsa, gazeta Bota sot ka siguruar disa foto, ku sot Mimoza Kusari Lila dhe Vjosa Osmani po pinin kafe bashkë.

Se a do të jetë pjesë e partisë së kryetares së Gjakovës edhe deputetja Osmani, mbetet të shihet.

Gazeta Bota sot ka provuar të kontaktojë Osmanin dhe Kusari Lilën, por asnjëra nuk e ka hapur telefonin.

Kujtojmë që pjesë e kësaj partie janë asamblistët e AKR-së: Hasan Krasniqi, Dr. Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Dr. Jeton Vorfi dhe RinaDomi. Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK - LDD u rreshtuan pranë Kryetares, znj. Mirdita Ademaj dhe z. Xhevat Zenelaj. /BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat