Raporti i AKI-së, siguria në nivel, institucionet në gjendje gatishmërie

Aktuale

Raporti i AKI-së, siguria në nivel, institucionet në gjendje gatishmërie

Më: 20 janar 2017 Në ora: 13:59
Pamje nga mbledhja e komisionit

Situata e sigurisë në vend, është e qëndrueshme, derisa institucionet e sigurisë, janë në nivel të detyrës. Kështu tha kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit kosovar për Inteligjencë Haxhi Shala, pas mbledhjes së komisionit, para së cilit ka raportuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj.

Shala: Situata e sigurisë, e qëndrueshme

“Patëm takim të rregullt. E kemi ftuar drejtorin e Agjencionit që të raportojë për situatat e krijuara, ose për dezinformatat e krijuara, ose skenarët e Serbisë të mundshëm për destabilizimin e vendit. Morëm informacione që situatat e sigurisë është e qëndrueshme në vend. Derisa institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës ”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a ka informacione se mund të ketë provokime të radhës nga ana e Serbisë ai tha se AKI është në shërbim të kryerjes së detyrës që ka, pasi që Serbia nuk do të ndalet me skenarë të tillë.

Shala: AKI në shërbim të kryerjes së detyrës

“AKI është në shërbim të kryerjes së detyrës. Është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, jashtëzakonisht janë duke bashkëpunuar ngushtë në atë pjesë veriore të Mitrovicës. Skenarë të provokimeve nga Serbia mund të ketë. Sepse ata çdo herë e kanë detyrë dhe nga shërbimet ruse, që të punojnë për një destabilizim të rajonit, ose mos lejimin e shumë vendeve të rajonit, mos anëtarësimin në NATO. Për këtë arsye ata nuk do të ndalen me lloj skenarë, siç ka qenë, treni, muri, arrestimi, kontrabanda, strukturat paralele të cilat ende funksionojnë në krye me Veselinoviqin”, tha ai.

Ndërsa sa i përket rrëzimit të murit  dhe informatat që ata kanë për provokime të mundshme ai tha se mund të ketë provokime, por jo të përmasave që mund të ndodhin me strukturat paralele atje.

Edhe anëtarja e komisionit Aida Dërguti tha se nga informacionet e marra nga drejtori i AKI-së, situata e sigurisë është e qëndrueshme dhe se institucionet e sigurisë janë në gatishmëri..

Dërguti: Institucionet e sigurisë, në gatishmëri

“Atë çka dëgjuam prej drejtorit të AKI-së, është se gjendja e sigurisë përbrenda është e qëndrueshme. Ndërkohë që janë provokimet e kohëpaskohshme nga Serbia, siç e dini rastin me trenit dhe murin, për të cilat institucionet e  sigurisë janë në gatishmëri.. Janë në koordinim me KFOR-in s ai përket sigurisë së jashtme. Ju e dini që me marrëveshjen e Kumanovës, kanë përgjegjësi dhe janë garantuesit e sigurisë në raport me Serbinë“, tha Dërguti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat