Gjykata Speciale ende nuk është plotësisht e gatshme për punë - ja çfarë po ndodh aty

Aktuale

Gjykata Speciale ende nuk është plotësisht e gatshme për punë - ja çfarë po ndodh aty

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:26
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale e cila do të merret me gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nën dyshimin se këta të fundit kanë kryer krime lufte, ende nuk është gati për të ngritur aktakuzat e para.

Stafi i nevojshëm për t’u kompletuar për dhomat e specializuara të Kosovës dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar ende është në vazhdim e sipër.

Marrëveshja mes Holandës dhe Kosovës e cila hyri në fuqi më 1 janar të 2017-s u mundëson Dhomave të Specializuara të Kosovës kryerjen e gjykimeve në Holandë.

Pavarësisht se themelimi i një gjykate të tillë pati kundërshtime e përplasje mes partive në pushtet dhe atyre opozitare, është vetëm çështje kohe kur kjo gjykatë do të fillojë punën.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Avis Benes, ka thënë se rekrutimi i stafit të nevojshëm për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë Speciale është aktualisht në vazhdim e sipër. Ajo bën të ditur se cikli i fundit i aplikimeve për pozicione të ndryshme është mbyllur më 6 janar.

“Në kuadër të momenteve me rëndësi, hapi tjetër i rëndësishëm për Dhomat e Specializuara do të jetë emërimi i gjyqtarëve ndërkombëtarë sipas listës”, ka deklaruar ajo.

Benes po ashtu njofton se pas emërimit, një nga detyrat e para të gjyqtarëve do të jetë miratimi i një dokumenti të rëndësishëm për gjykatën, Rregullat e Procedurës dhe Provave (RPE), e cila është për të rregulluar procedurat para Dhomave të Specializuara.

“Pas kësaj, Rregullat e Procedurës dhe Provave duhet t’i referohen Dhomës se Specializuar të Gjykatës Kushtetuese e cila do të ketë 30 ditë për t’i shqyrtuar ato”, u shpreh Benes për lajmi.net.

Ndërkaq, ajo nuk tregoi se kur, apo më saktë cilin muaj pritet që të ngritën aktakuzat e para për hetimin dhe ndjekjen penale t? krimeve t? rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare t? kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë m? 1998, 1999 dhe 2000.

Ajo sqaroi se në lidhje me hetimin apo akuzat, të kontaktojmë direkt me Prokurorin e Specializuar.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t? Specializuar t? Kosov?s janë pjes? e sistemit gjyqësor t? Kosov?s. Dhomat përkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë, e të cilat u formuan n? baz? t? Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit t? miratuar nga Kuvendi i Kosov?s p?r gjykimin e pretendimeve të paraqitura n? raportin e Këshillit t? Evropës t? vitit 2011, p?r shkelje t? r?nda t? s? drejt?s nd?rkomb?tare.

Kuvendi i Kosovës më 23 prill të 2014-ës, me 89 vota për, 22 kundër dhe dy abstenime miratoi themelimin e Gjykatës Speciale që do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat