Veteranët e Dukagjinit mbështesin protestën për Ramushin

Aktuale

Veteranët e Dukagjinit mbështesin protestën për Ramushin

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:46
Veteranët e Dukagjinit

Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog; Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Sadri Hoxha dhe Bekë Berisha, në takimin e përbashkët që u mbajt sot, morën qëndrim, që të përkrahin protestën gjithëpopullore kundër arrestimit të komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

“Ndalimi i komandantit nga drejtësia franceze me aktakuza të Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës”, thuhet në një njoftim të OVL e UÇK-së të Dukagjinit.

 Këto organizata ftojnë veteranët e Dukagjinit dhe mbarë Kosovës, që të  marrin pjesë në protestën e nesërme në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në ora 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat