Pacolli nga SHBA-të: Jam i vetmi i ftuar nga Kosova në inaugurimin e Trump

Aktuale

Pacolli nga SHBA-të: Jam i vetmi i ftuar nga Kosova në inaugurimin e Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 16:51
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli që gjendet në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Donald Trump.

Ai beson se është i vetmi nga Kosova që është pjesë e këtij organizimi ,e ftesë zyrtare, dhe këtë e tha në “Duke Ndodhur”.

“Po më duket jam i vetmi. Nuk kamë parë deri më tani. Nuk më ka thirr askush, nuk e kam thirr askënd. Nuk e di nëse do ta takoj dikë”, tha ai.

Pacolli foli edhe për politikën e Trump, si dhe për takimet që ka pas vet ai.

“Kam takime edhe sot pasdite edhe nesër edhe pasnesër. Dje kam pas takim të shkurtër me një senator të ri të republikanëve. Do të kem takime me rëndësi. Ai do të jetë një president i suksesshëm i SHBA-ve. Agjenda e tij, Ballkanike nuk besoj se do të ndryshoj. Kam shenja të mira se sekretari i shtetit ka dhënë disa deklarime se asgjë nuk do të ndryshoj. Përmes qarqeve kam dëgjuar se vet ai ka thënë se nuk do të ndryshoj asgjë nga politika e SHBA-ve për Ballkanin”, tha ai.

Pacolli thotë se po përflitet një takim Trump-Putin, që mund të zhvillohet në Astana ose Rekjavik, por nuk beson se do të ketë afrime mes Washingtonit e Moskës zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat