Tregti me gjakun e Haki Imerit?

Aktuale

Tregti me gjakun e Haki Imerit?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 janar 2017 Në ora: 16:50
Imeri Imeri dhe Hashim Thaçi gjatë homazheve te varri i Haki Imerit

“Përse Gjykatat e Kosovës nuk hetuan vrasjet e shumta e ndër to edhe vrasjen e aktivistit të LDK-së Haki Imerit, dhe shumë Haki të tjerë që janë vrarë pikërisht nga klani i vetë presidentit Thaçi. Prandaj mendoj se presidenti Thaçi shumë vonë i ka ra në mend që të derdh lot krokodili për ish kundërshtarët dhe viktimat e tij, pasi që nga lufta dhe pas lufta, ai kurrë nuk pati seriozitet në zbardhjen e shumë vrasjeve që nuk duhej të ndodhin, dhe varret e Ahmet Krasniqit ,Ilir Konushevcit, Smajl Hajdarajt, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, komandant Drinit e shumë e shumë varre tjera presin përgjigje”, ka thënë Naim Miftari.

Presidenti Hashim Thaçi po bën Pazar me gjakun e dëshmorëve. Ai duke bërë homazhe tek varri i aktivistit të vrarë të LDK-së Haki Ymeri,  i cili u vra me më 2 Nëntor 1999 po mundohet që të shpërlahet nga krimet për të cilat është akuzuar në vazhdimësi se i ka kryer vetë. Të paktën kështu vlerësojnë njerëz të politikës, por edhe njohës të rrethanave politike. Ndërkaq, Kastriot Imeri, djali i Haki Imerit, në lidhje me vrasjen e babait të tij, ka kërkuar drejtësi institucionale, dhe jo kanunore. 

“Kërkojmë nga Institucionet, që me të vërtetë do ta ndriçojnë vrasjen pas shpinë të prindit tonë, si dhe të gjitha vrasjeve të tjera që u bënë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Kërkojmë drejtësi nga Institucionet Ndërkombëtare dhe jo vetëm nga këto vendore, të cilat udhëhiqen nga kriminelët”, ka thënë Kastriot Imeri djali i veprimtarit të vrarë Haki Imeri. 

Ndryshe zyrtarët nga Shoqata për Drejtësi thonë, se qëndrimet e z.Imer Imerit , janë qëndrime personale dhe jo të Shoqatës "Thirrje Për Drejtësi". “Ju njoftojmë se qëndrimet e z. Imer Imerit , janë qëndrime personale dhe jo të Shoqatës. Po ashtu ju njoftojmë se z. Imer Imeri nuk është më kryetar i Shoqatës "Thirrje Për Drejtësi" që para 1 muaji , me ç’rast vullnetarisht ka ofruar dorëheqje me shkrim. Ne jemi angazhuar për drejtësi për të gjitha rastet e vrasjeve me motive politike dhe do të angazhohemi në vazhdimësi. Këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë së Shtetit të Kosovës si edhe ajo ndërkombëtare

( Gjykata Speciale) në rast mossuksesi të institucioneve tona. Çështjen e drejtësisë, ne nuk e konsiderojmë si çështje "gatishmërie" për të bërë "be" , edhe pse kemi respekt për pleqtë e popullit tonë”, kanë bërë të ditur zyrtarët nga Shoqata për Drejtësi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat