“Klika Thaçiane” në drejtësi, stopon krimet politike

Aktuale

“Klika Thaçiane” në drejtësi, stopon krimet politike

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 janar 2017 Në ora: 16:56
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Sistemi prokurorial e gjyqësor nuk mund të veprojë jashtë filozofisë politike  të shkollës Thaçiane, pasi që një pjesë e prokurorëve gjyqtarëve janë emëruar nga telefonatat e tipit Grabovci. Një pjesë e prokurorëve, gjykatësve janë shërbyes e nënshtrues të klikës Thaçiane, me një fjalë ju bindën urdhrave politik të orkestruar nga kjo shkollë. Në këtë mënyrë kur politika udhëhoqët nga propaganduesit,matrapazët, analfabetët, zhvatësit, korruptuesit  nuk mund të këtë sundim të ligjit”, ka thënë analisti Hidajet Ahmeti.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj, që kur Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nisi në drejtim të Prokurorisë 4 letra me anë të të cilave kërkonte, zbardhjen e krimeve të luftës, por edhe të atyre të pasluftës, siç ishte tentim atentati ndaj ish Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Por as pas gjithë kësaj kohe, nga organet përkatëse të drejtësisë nuk është parë ndonjë veprim konkret sa i përket hetimit të këtyre rasteve. 

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorit të Shtetit, ka thënë se, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurorët të prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale, që të mbledhin informacione sa i përket këtyre rasteve.  “Ju informoj se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i është drejtuar të gjithë kryeprokurorëve të prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me një shkresë, përmes së cilës ka kërkuar që për rastet të cilat nuk kanë qenë të hetuara, të fillojnë të mbledhin informata të nevojshme për të vërtetuar se kush janë autorët e këtyre krimeve. Sapo të zbulohet identiteti i autorëve të këtyre veprave penale do të merren veprimet e nevojshme që të njëjtit të vihen para drejtësisë, nëse ata persona do të jenë të arritshëm për organet e ndjekjes”, ka thënë Kozmaqi për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat