Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri amerikanë, Donald Trump ka dërguar një telegram urimi.
Në këtë urim thuhet se Presidenti Trump dhe SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.
“Urime për Presidentin e ri të posa inauguruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.
Presidenti Trump dhe SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.
Historikisht, për ne Amerika është vendi dhe amerikanët janë populli që vetëm pozitivitet ka ditur të na sjellin në çdo kohë.
Kosova do jetë çdo herë mike e mirë e Amerikës”, ka shkruar Limaj në Facebook./BS