Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se LDK dhe PDK janë parti që dallojnë shumë, por se sipas tij janë bërë bashkë për të mirën e vendit.
“Raporti më i mirë që dy rivalë munden me pasë në qeverisje”, u përgjigj Haziri i pyetur për raportin në mes të dy partive që po udhëheqin me vendin.
“Dallimet në mes të dy partive ekzistojnë. Ka dallime të mëdha. Nuk është lehtë me bashkë-qeverisë ....LDK e PDK dallojnë në koncept, dallojnë në ideologji ...dallimi është si nata me ditën ...por për interes të Kosovës, për interes të vendit jon ulë bashkë”, tha Haziri në emision ‘Debat’.