Kryetari i Malishevës: I morëm LDK-së dhe PDK-së nga një kryetar nëndege

Aktuale

Kryetari i Malishevës: I morëm LDK-së dhe PDK-së nga një kryetar nëndege

Më: 21 janar 2017 Në ora: 07:48
Begaj me aderimet

Sabit Berisha, kryetar i nëndegës së PDK-së në Gurbardh si dhe Agim Berisha, ish kryetar i degës së LDK-së në këtë fshat i janë bashkuar NISMA-s për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

 Ky është postimi i plotë i kreut të Malishevës:

Në Malishevë ka vetëm NISMË,

Sonte na u bashkangjiten edhe dy kryetar të nëndegëve të Gurbardhit, zt.Sabit Berisha që deri sot ishte kryetar i nëndegës së PDK-së si dhe zt.Agim Berisha i cili edhe ai deri sot ishte kryetar i nëndegës së LDK-së, që nga sot të gjithë angazhimin e tyre politik do ta vazhdonjë në subjektin NISMA për Kosovën.

Po ashtu na nderojë me pjesmarrjen e tij edhe aderimi i pak muajve më parë kandidati i asamblesë nga radhët e PDK-së zt.Demir Bajraj. Ne mbajmë fjalën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat