E turpshme, vdekja e Rugovës - homazhe veç dy parti

Aktuale

E turpshme, vdekja e Rugovës - homazhe veç dy parti

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:57
Statuja e Ibrahim Rugovës në qendër të Prishtinës

Institucionet e Kosovës nuk planifikojnë aktivitete në ditën kur bëhen 11 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës.

Përveç LDK-së e AAK-së, institucionet dhe subjektet tjera politike nuk planifikojnë aktivitete në 11 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës.

KALLXO.com kontaktoi këshilltarin e Presidentit, Artan Behrami,për ta pyetur në lidhje me aktivitetet e mundshme të Presidencës në ditën e vdekjes së Ibrahim Rugovës, por Behrami edhe pse u dakordua për të njoftuar rreth kësaj çështjeje, më pas nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike.

As Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës nuk ka në plan të bëjë homazhe për Ibrahim Rugovën gjatë dites së sotme. Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i Kryetarit Veseli, Valmir Klaiqi.

Aktivitete për sot në kujtim të ish-Presidentit nuk ka paraparë as partia që u krijua nga presidenti aktual Hashim Thaçi.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati për KALLXO.com e ka konfirmuar se si kryesi nuk kanë në agjendë ndonjë aktivitet përkujtimor për Rugovën.

“Brenda Kryesisë së PDK-së s’ka ndonjë agjendë të caktuar për nesër, por të gjithë njerëzit tanë janë në institucione dhe ata do bëjnë homazhe,” tha Musmurati për KALLXO.com.

Presidenti Hashim Thaçi tri ditë më parë organizoi akademi përkujtimore dhe e dekoroi me urdhrin “Hero i Kosovës” Haki Imerin, ish-aktivistin e LDK-së të vrarë pas luftës.

Në këtë ceremoni nuk morën pjesë përfaqësues të LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat