Gratë marshojnë ‘Stop gjuhës seksiste’

Aktuale

Gratë marshojnë ‘Stop gjuhës seksiste’

Më: 21 janar 2017 Në ora: 12:53
Marshimi

Me mbishkrimet ‘Thuaj Mjaft Dhunës ndaj Grave’, ‘Stop Gjuhës Seksiste’, ‘Our Bodies, Our Minds, Our Poëer’, ‘Gratë duhet të gëzojnë të drejtat e punës’, ‘Ngrite zërin kundër dhunës’, është marshuar në Prishtinë.

Ky marsh protestuesi organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, është shenjë e solidarizaizimit me të gjitha gratë anembanë botës.

Me këtë rast, kryetarja e RrGGK, Igballe Rugova tha se edhe në Kosovë pa gjuhë seksiste e raciste, e që është shkelje e të drejtave të njeriut. Sipas saj, është përdorur edhe këtë vit, edhe para shumë viteve nga politikanët.

Ajo tha se ky marsh është kundër gjuhën denigruese ndaj ministres së Drejtësisë, Hoxha dhe zëvendëskryetares së Parlamentit, Aida Dërguti.

Rugova: Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut

“Që të marshojnë për gjuhën seksiste, raciste, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut që ka bë gjatë gjithë kohës së fushatës zgjedhore, tani presidenti i zgjedhur, Donald Trump. Mesazhi që ka dhënë ai gjatë fushatës nuk ka ndikuar vetëm në gratë në Amerikë, por në të gjithë botën. Amerika është shteti i fuqishëm në botë, ajo ndikon negativ në gjithë botën. Ne sot i jemi bashkuar këtij marshi që ndodh në gjithë botën, jashtë Amerikës, afër 80 shtete organizojnë këtë marsh dhe ne sot e lidhim këtë marshim edhe me çështjen që ka të bëj me Kosovën, sepse edhe në Kosovë, edhe vitin e kaluar edhe para shumë viteve më herët ka filluar një gjuhë seksiste e politikanëve të grave në vendimmarrje. Ky vit ka filluar po ashtu me këtë gjuhë dhe ne kemi dashur ta ngrehim zërin në këtë marshim, kundër gjuhën denigruese që është bërë ndaj ministres së Drejtësisë, kundër kërcënimeve që janë bërë ndaj zëvendëskryetares së parlamentit, dhe ju themi stop më me atë gjuhë, gratë meritojnë një vend të barabartë edhe me burrat...Bashkëpartiaku në partinë VV, ka thënë një fjalë shumë denigruese ‘lopë’, deri kur gratë krahasohen me atë nivel”, tha Rugova.

Në anën tjetër, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lula tha se në një vend demokratik nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoret gjuha seksiste.

Sipas saj, këto fjalë paragjykuese, seksiste janë arsyet se pse gratë po hezitojnë të hyjnë në ujërat e politikës.

Kusari-Lila: Shumë më tepër gjykohen 30% i grave deputete sesa 70% i burrave

“Megjithatë, ky marsh është për të ngritur vetëdijen por natyrisht edhe për të iu jepur zë femrave, të cilat jo rrallë hezitojnë të hyjnë në ujërat e politikës, duke i ikur apo frikësuar paragjykimeve që bëhen për to...Shumë më tepër gjykohen 30 % i deputeteve në Kuvend sepse 70% i burrave, që janë deputetë në Kuvend. I njëjti paragjykim apo e njëjta gjuhë përdoret ndaj grave në Qeveri, në mandante, e në veçanti për secilën grua që ka një zë. Kjo duhet të jetë si një mesazh që përçon fuqishëm zërin e grave, nëse jemi të barabarta, se një shoqëri nuk mund të ketë përparim dhe absolutisht, nuk ka vlerë të mirëfilltë në rast se të gjithë nuk e kanë vendin  e duhur...Në krerët e shtetit ka shpresë për vetëdijesim, kemi parë gjuhë të rënduar nga të gjithë sot që janë përfaqësuar në klasën më të lartë, duke filluar nga krerët e shtetit presidenti, kryeministri, kryeparalamentari, udhëhe qësit e partive politike. Duhet definitivisht që të paktën nëse ata mbetën, ta kuptojnë që shprehja e tillë janë të gjykuara dhe nuk përkojnë me asnjë vlerë demokratike”, tha Kusari-Lila.

Gratë Marshojnë u krijua si nevojë për të adresuar ofendimet, demonizimet, si dhe kërcënimet që u bënë gjatë ciklit të fushatës elektorale ndaj imigrantëve, myslimanëve, njerëzve me ngjyrë, me paaftësi, LGBTI, dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale. Përmes këtyre marsheve, do të ipet një mesazh i qartë për qeverinë e re të SHBA-ve dhe gjithë botën, që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat