Deputeti i PDK’së kurrë s’i ka rënë pishman pse s’lejoi gardën në varrimin e Rugovës

Aktuale

Deputeti i PDK’së kurrë s’i ka rënë pishman pse s’lejoi gardën në varrimin e Rugovës

Më: 21 janar 2017 Në ora: 13:11
Lushtaku dhe Thaçi

Nuredin Lushtaku, tash deputet i PDK’së, kishte refuzuar t’i dërgonte pjesëtarët e Gardës së TMK’së për marrë pjesë ne ceremoninë e vdekjes së ish-Presidentit, Ibrahim Rugova. Kishte thënë se të njëjtin vendim do ta merrte edhe tash. Ndërkohë, për këtë temë, Daut Haradinaj kishte lëshuar akuza në drejtim të LDK’së kur i kishte pyetur se pse s’flasin për një temë të tillë. Sot, Ibrahim Rugova i mbush 11 vjet prej se ka vdekur.

Nuredin Lushtaku, kishte deklaurar, se edhe njëqind herë po të kthehej koha prapa, është i bindur se njësoj s’do ta respektonte urdhrin e Agim Çekut, ish-Komandantit të TMK-së, për ta nderuar dr. Rugovën.

Në vitin 2006 si komandant i Gardës së Kosovës, ka refuzuar që ushtarët e tij të bëjnë nderime pranë arkivolit të presidentit Ibrahim Rugova.

“Ajo ditë për mua ka qenë një ditë normale. Si çdo ditë e zakonshme”.

“Në atë kohë më është kërkuar nga ish-komandanti i TMK’së Agim Çeku, që t’i dërgojë pjesëtarët e Gardës në ceremoni mortore. E kemi diskutuar dy-tri herë këtë punë. Unë kam qenë i pajtimit që t’i dërgoj edhe pse nuk kam pasur një urdhër me shkrim. Unë e kam vlerësuar që nuk ka arsye që pjesëtarët e Gardës t’i dërgoj për ta nderuar Ibrahim Rugovën”.

“Ai asnjëherë nuk e ka njohur UÇK’në, nuk e ka ndihmuar ushtrinë me asgjë, përkundrazi ka pas lloj-lloj etiketimesh prej tij. ‘Jo janë dorë e zgjatur e Serbisë, pjellë e UDB’së’ e plot etiketime tjera”, flet për Ibrahim Rugovën, Nurudin Lushtaku në gazetën “Tribuna”.

Por moslejimi i gardistëve që t’i bëjnë nderime trupit të pajetë të Presidentit Ibrahim Rugova, sikur edhe njëqind herë të ndodhte, s’do t’i kishte lejuar.

“Edhe njëqind përvjetorë, arsyet janë të njëjta. Edhe nuk e ndjej veten keq asnjëherë për veprimin që e kam bërë”.

“Edhe sot po të më jepej mundësia, të njëjtin veprim do ta bëja. Bile e ndjej veten mirë që e kam pasur atë mundësi”,  kishte thënë Lushtaku për “Tribunën”.

Ai kujton se në kohën kur po bëhej varrimi i Rugovës, ka mundur të ketë pasur pjesëtarë të Gardës që donin ta nderonin ish-Presidentin, por ata s’kanë mundur ta bëjnë pa urdhrin e gjeneralit, respektivisht Nuredin Lushtakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat