AAK: Në protestën e sotme ishin dhjetëra mijëra pjesëmarrës

Aktuale

AAK: Në protestën e sotme ishin dhjetëra mijëra pjesëmarrës

Më: 21 janar 2017 Në ora: 14:16
Foto nga protesta

Dhetëra mijëra qytetarë, nga të gjitha viset shqiptare, sot janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në një protestë madhështore në Prishtinë, ndër më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë- thuhet në kumtesën e AAK-së.

“E vlerësojmë madhështore këtë protestë, për faktin se në mbështetje të Liderit Ramush Haradinaj, janë vënë qytetarë të të gjitha moshave e përcaktimeve politike e kulturore!

Mesazhet e shpalosura në protestën e sotme, se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë, është përpjekje për ta ndalur Kosovën, se prekja e Ramush Haradinajt do të thotë, me i prekë themelet e Kosovës dhe se ndalja e tij është politike dhe nuk ka të bëj me drejtësinë, sot janë mesazhet e Kosovës dhe të qytetarisë së saj!

AAK, u shpreh mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme në Prishtinë e kudo tjetër, dhe e vlerëson lart dinjitetin e treguar në kundërshtim e ndalimit të tij në Francë, dinjitet i cili e karakterizon më shumë se këdo tjetër, vetë Kryetarin Haradinaj”-thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat