Jakup Krasniqi: Ja si do ta kthejmë besimin e qytetarëve tek bijtë e politikës

Aktuale

Jakup Krasniqi: Ja si do ta kthejmë besimin e qytetarëve tek bijtë e politikës

Nga: A.Zh Më: 21 janar 2017 Në ora: 21:31
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thënë se kjo parti  do ta kthejë besimin e qytetarëve tek bijtë e vet të politikës.

Krasniqi në postimin e tij në Facebook, ka thënë se politika e Nismës nuk premton atë që nuk e realizon dot dhe e bën realitet çdo gjë që ua premton qytetarëve të vet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Krasniqit:

NDËRTIMI I SHTETIT TË SË DREJTËS Ne duam të kthejmë besimin e qytetarëve tek bijtë e vet të politikës. Shteti i ynë – Republika e Kosovës për shtetasit e vet duhet të jetë i drejt dhe i paanshëm. Politika e re e Nismës është politikë e jetës së njerëzve në një periudhë kur ata kanë humbur besimin te politika jonë, e kur jeta e tyre rëndom shfaqet e zhveshur nga vlerat njerëzore, kulturore e kombëtare. Ne të Nismës duam ta ndryshojmë politikën, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët.

NISMA është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë. Politika e Nismës nuk premton atë që nuk e realizon dot dhe e bën realitet çdo gjë që ua premton qytetarëve të vet. Fitorja politike e Nismës Socialdemokrate është instrument ynë e jo qëllimi ynë në vete. Ne s’duam të luftojmë askënd, por jemi të vendosur të kryejmë misionin që NISMA ia ka ve vetes – ndërtimin e Shtetit të se drejtës.

Ne e kemi themeluar Nismën për t’i jetësuar vlerat e parimet tona njerëzore e kombëtare të qartësuara mirë e kujdesshëm në programin vizionar të Partisë sonë. Ne te Nismës ju qasemi çështjeve pa asnjë paragjykime ideologjik, por duke ju referuar me besnikëri vlerave e parimeve tona politike e kombëtare. Zgjidhjen e problemeve të shumta të njerëzve e synojmë përmes politikave realiste, të cilat kërkojnë rezultate konkrete e jo mashtrimin e njerëzve tanë të mirë e të ndershëm.

Ne, socialdemokratet e Kosovës i shohim padrejtësitë shoqërore, te varfëria e stërzgjatur, te pabarazia e ngulitur nder breza, te injoranca e trashëguar dhe e ushqyer nga pushtetarët injorantë e të padijshëm, te dhuna e te korrupsioni, te këta armiq të përbashkët te të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ne jemi të bindur se politika e re e vjetërsuar para kohe në Republikën tonë të re, e shohim urrejtjen dhe cinizmin e barikadimeve jo demokratike të partive politike klienteliste të cilësuara si demokratike që po ia zënë frymën vendit e popullit tonë liridashës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat