CNN raporton për protestën e grave në Prishtinë

Aktuale

CNN raporton për protestën e grave në Prishtinë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 21:36
Raportimi i CNN për protestën e grave në Prishtinë

Sloganet protestuese që u shfaqën sot në Prishtinë si shenj solidariteti me protestën e organizuar në Washington DC, kanë zënë vend edhe në artikujt e mediave më të njohura ndërkombëtare.

Kjo pasi CNN në mesin e mbi 600 vendeve ku u mbajt një protest e tillë ka raportuar edhe për protestën e grave të organizuar në Prishtinë.

‘’Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut’’ është një nga sloganet që është paraqitur në mbarë botën në ‘’Marshin e Grave’’ që u mbajt në ditën e parë të Presidencës Trump, ajo mori vëmendje poashtu edhe në Kosovë.

Për më shumë ja dhe fotografia që ilustron më së miri fotografinë e shkrepur në sheshin e Prishtinës e që u raportua për mbarë botën nga CNN.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat