Autobusët në flakë në Mitrovicë

Aktuale

Autobusët në flakë në Mitrovicë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 23:05
Pamje të djegies së katër autobusëve në rajonin e Mitrovicës

“Drejtësia në Kosovë” në emisionin e kaluar ka transmetuar pamje të djegies së katër autobusëve në rajonin e Mitrovicës.

Filmimet janë kryer në muajin korrik të këtij viti dhe rasti ishte cilësuar si njëri nga rastet më të rënda të zjarrit në Regjionin e Mitrovicës.

Reportazhi i përgatitur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka sjellë detaje për veprimet e policisë që nga momenti kur policia e ka marrë informacionin për këtë zjarr, e deri në momentin e shuarjes së tij.

Zjarrfikësve u ishin dashur disa orë për të shuar zjarrin ndërsa, gjatë  tentativave për të fikur zjarrin ishte lënduar edhe pronari i kompanisë së autobusëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat