Majko "godet" Qosjen për ndarjen e Kosovës: E ke gabim

Aktuale

Majko "godet" Qosjen për ndarjen e Kosovës: E ke gabim

Më: 22 janar 2017 Në ora: 11:43
Pandeli Majko dhe Rexhep Qosja

Ish Kryeministri Pandeli Majko e quan gabim propozimin Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Propozimi i tij është i gabuar sipas Majkos.

“Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare”.

“Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar”.

“Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare kombëtare. Kufiri është serioziteti i cdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

“Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Cfarë duan shqiptarët!?””.

“Pasiguria në marrëdhëniet ndërkombëtare nxjerr të humbur palën që e nxit atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat