Arifi: Takimi i Mustafës me Vuçiq, miratim e ndaljes së Haradinajt

Aktuale

Arifi: Takimi i Mustafës me Vuçiq, miratim e ndaljes së Haradinajt

Më: 22 janar 2017 Në ora: 12:07
Avni Arifi

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se një takim i mundshëm i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është një miratim i heshtur i ndaljes së Ramush Haradinajt në Francë.

Një takim i tilla sipas Arifit, do të ishte një injorim i të gjitha protestave të shqiptarëve anembanë botës,

Ky është postimi i plotë i Arifit:

“Takimi i mundshëm i Kryeministrit të Kosovës me Kryeministrin Serb përderisa Ramush Haradinaj mbahet pa asnjë bazë në Francë është miratim i heshtur i kësaj ndaljeje. Një takim i tillë është injorim total i të gjitha protestave të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përgënjeshtrim i të gjitha deklaratave të deritanishme të zyrtarëve qeveritarë lidhur me poternicat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat