Cili lider i Kosovës e falënderoi Vuçiqin për ndaljen e trenit?

Aktuale

Cili lider i Kosovës e falënderoi Vuçiqin për ndaljen e trenit?

Më: 22 janar 2017 Në ora: 16:14
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq po pretendon se dikush nga liderët e Kosovës e ka falënderuar atë pasi sipas tij, ishte ai e ka ndaluar trenin serb të arrinte nga Beogradi në Mitrovicë.

“Tash po thonë, hajt falemdinerit që e ndale trenin, hajde tash ta ruajmë paqen.”

“Jo jo, kështu nuk shkon”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.

Ai poashtu ka thënë se shqiptarët u shqetësuan për një tren që është ndaluar 50 km larg vendit ku “shqiptarët po e prisinin me 17 mjete të blinduara”.

“Ata u shqetësuan për një tren që u ndal 50 km larg vendit ku ata e pritnin me 17 mjete të blinduara. Edhe për njërin rast edhe për tjetrin ata kanë të drejtë, e serbët kanë faj”.

“Po thonë se ajo që ka shkruar në tren është provokim. Kur ndodhi flamuri në Beograd me simbolet e Shqipërisë së madhe, thanë pse u shqetësuan për një dron dhe një flamur, kjo është imtësirë”, ka vazhduar tutje Vuçiq.

Kryeministri serb ka deklaruar poashtu se “shqiptarët as nuk e panë e as nuk e dëgjuan trenin” sepse ishte ai që e ndali atë.

“Njerëzit duhe ta dinë: shqiptarët nuk e panë trenin. Edhe po të kishin përdorur trikat indianë, duke vendosur veshët në binarë, nuk do të mudn ta dëgjonin trenin, pasi që treni fillimisht i ndal mes Ushqes e Rashkës, e pastaj në Rashkë sepse unë e ndala përfundimisht në Rashkë dhe thashë që nuk shkoni përtej Rashkës. Ata as nuk e dëgjua ne as nuk e panë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat