Ndryshime në dialogun Kosovë-Serbi, Mustafa e Thaçi në Bruksel

Aktuale

Ndryshime në dialogun Kosovë-Serbi, Mustafa e Thaçi në Bruksel

Më: 22 janar 2017 Në ora: 18:24
Ilustrim

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka konfirmuar se në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa.

“Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, ka thënë Abrashi për Klan Kosovën.

Siç tashmë dihet, dialogu do të vazhdojë të martën e javës së ardhshme, me 24 janar.

Më herët është bërë e ditur po ashtu se në takim do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Nuk është bërë e ditur përse ka ardhur deri tek ky ndryshim në përbërjen e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Por, në ngjarjet e fundit; siç ishte ajo me tendencën për të sjellur një tren me slogane kundër shteti të Kosovës, janë parë të përfshihen të dy presidentët, edhe Nikoliq i Serbisë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Madje, Thaçi në një prononcim për mediat në Prishtinë ka thënë se po të mos ishte urdhri i tij treni serb nuk do të ndalej fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat