Reagon Gecaj: Ja kush ka mundur ta falënderoj Vuçiçin nga Kosova për ndaljen e trenit

Aktuale

Reagon Gecaj: Ja kush ka mundur ta falënderoj Vuçiçin nga Kosova për ndaljen e trenit

Nga: P.R Më: 22 janar 2017 Në ora: 22:24
Bajram Gecaj e Alekasndar Vuçiç

Kryeministri serb, Alekasndar Vuçiç gjatë ditës ka deklaruar se dikush nga Kosova e ka falënderuar atë për ndaljen e trenit serb që të mos futet në Kosovë.

“Tash po thonë, hajt faleminderit që e ndale trenin, hajde tash ta ruajmë paqen. Jo jo, kështu nuk shkon”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.

Por ndaj kësaj deklarate ka ardhur reagimi nga këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj.

““Vuçiq thotë se u falënderua nga dikush në Kosovë për ndaljen e trenit”! Falënderimi ka mund ti vijë nga individë realist të komunitetit serb e të cilët i shohin gjërat me syrin real, si dhe të cilët do të jenë gëzuar kur kanë parë se çmenduria e radhës e shtetit Serb mori përfundim fatlum....”, ka shkruar Gecaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat