Kërkohen edhe 9 për seancë të jashtëzakonshme për dialogun

Aktuale

Kërkohen edhe 9 për seancë të jashtëzakonshme për dialogun

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:25
Foto arkive te bisedimet me Serbine

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i marrë nënshkrimet nga koalicioni opozitar AAK-Nisma, derisa bëjnë përpjekje që t’i marrin edhe 9 nënshkrime për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog.

“Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj”, tha ai.

Kurse, Albulena Haxhiu i ka thënë  se kanë mbledhur 31 nënshkrime dhe po bëjnë përpjekje që t’i marrin edhe 9 të tjerë në mënyrë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nëse arrijnë t’i kenë të gjitha nënshkrimet, seanca do të mbahet brenda 24 orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat